Katër autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, policia zbraz bulevardin nga protestuesit

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 14:26 | Aktualitet

Protestuesit kanë nisur të qëllojnë me gurë në drejtim të policisë, duke nxitur reagimin e forcave të rendit.

Policia nxorri katër autobotë me ujë dhe ndërhyu për të shpërndarë turmën, duke e zbrazur bulevardin deri në afërsi të ish-Hotel Dajtit. Po ashtu është hedhur në disa drejtime gaz lotsjjellës, duke e mbuluar kretësisht parkun “Rinia”, ku efektivët kryen edhe një aksion për shoqërime.

Më herët, efektivët ndërhynë në mënyrë të beftë nga godina e Kryesisë së Kuvendit, duke shtyrë protestuesit nga bulevardi drejt trotuareve dhe në drejtim të Urës së Lanës. 

Protesta nisi nga sheshi “Skënderbej”, me marshimin drejt Kryeministrisë dhe thirrjet “Poshtë diktatura” dhe “Dorëheqje”. Fillimisht, tubimi u zhvillua i qetë, por situata u tensionua më pas me hedhjen e mjeteve piroteknike dhe bombave molotov drejt kordonit policor.

Protesta e kësaj të diele zhvillohet një ditë pas tubimit të 28 nëntorit, gjatë të cilit policia arrestoi 14 persona, ndërsa 61 të tjerë mbetën të lënduar, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë dhe kalimtarë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos