As temperaturat e ulëta nuk i largojnë, flamingot rikthehen në liqenin e Pogradecit

Nga Artin Halili
29 Nëntor 2026, 13:35 | Aktualitet

As temperaturat e ulëta nuk i largojnë, flamingot rikthehen në

Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm në liqenin e Pogradecit vijojnë të ulen çifte të reja Flamingosh.

Ata janë parë këtë të diel sërish në zonën ranore drejt fshatit turistik Tushemisht.

Sipas specialistëve ulja e flamingove në këtë pjesë të liqenit është një formë pushimi disa ditor nga rruga e gjatë që ata ndjekin për të shkuar drejt lagunave, qëndrimi për disa ditë në Pogradec dhe fakti që një fenomen i tillë përsëritet çdo vit tregon se ky shpend gjen në këtë zonë edhe ushqimin e nevojshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos