Mashtrimi 20 mijë euro duke u prezantuar si funksionar shtetëror, arrestohet 26-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 17:07 | Kronikë

Mashtrimi 20 mijë euro duke u prezantuar si funksionar shtetëror,

Policia e Shtetit ka arrestuar 26-vjeçarin Sh.S., banues në Tiranë, i cili akuzohet për mashtrim, shkruan A2 CNN.

26-vjeçari u kap në flagrancë ndërkohë që po i merrte administratorit të një subjekti privat, të cilin e kishte mashtruar në aplikacione të ndryshme, 20000 euro. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit L. D., i cili nga verifikimet rezulton se është jashtë shtetit, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos