Mbytet një i ri në Durrës

Nga A2 CNN
26 Korrik 2024, 22:56 | Kronikë

Mbytet një i ri në Durrës

Një i ri është mbytur mbrëmjen e së premtes në Durrës.

Sipas policisë, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pajetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik të Elbasanit.

"Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos