Makina e shkatërruar plotësisht anës rrugës, aksident pranë ish-Turizmit në Kukës

Nga Ervin Mehmeti
23 Tetor 2025, 09:47 | Kronikë

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës, në rrugën pranë ish-Turizmit të Ri në qytetin e Kukësit.

Në orët e para të mëngjesit, kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar një automjet të dëmtuar rëndë, i cili ishte përplasur me forcë nga mbrapa.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fuqishme sa e ka zhvendosur disa metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për identitetin e drejtuesit apo mjetit.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për të lënduar në njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos