Siguronte dhe shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 10:19 | Kronikë

Siguronte dhe shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31-vjeçar për shitjen e lëndëve narkotikëve. A2 CNN mëson se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Jashar Çepele, banues në Roskovec.

Në operacionin e koduar “Casus” u sekuestruan 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.

“Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:

-në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);

-1 peshore elektronike;

-një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;

-2 celularë”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos