Burime për A2CNN bëjnë të ditur se është ekstraduar nga Madridi i Spanjës drejt vendit tonë 31-vjeçari Juxhin Koka.
Shtetasi Juxhin Koka, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar(SPAK) me vendimit penal nr.18 dt.19.02.2025, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale: “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” e kryer ne bashkëpunim, "Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe "Kondrabanda me mallrat qe paguhet akcize" kryer ne bashkëpunim".
Në datë 2 shkurt 2025 në qytetin e Durrësit, shtetasi Juxhin Koka në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë korruptuar punonjësit e policisë dhe kanë vjedhur 200.000 litra nafte nga një anije e ankoruar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridi/Spanjë, u bë e mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë. (A2 Televizion)