
Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Në kuadër të operacionit “Alert” është bëri i mundur arrestimi i shtetasit Vladimir Rama, pasi gjykata e Triestes e ka dënuar me 6 vite burg për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. (A2 Televizion)
