Përdhunoi të miturin, arrestohet 48-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 11:31 | Kronikë

Përdhunoi të miturin, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 48-vjeçari, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetas të mitur.

Gjithashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, shkruan A2.

Sipas policisë, Fatjon Bushi dyshohet se ka përdhunuar të miturin i cili ishte i punësuar në mënyrë të kundërligjshme nga 37-vjeçari.

I mituri që punonte si kamarier ishte vetëm 14 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos