
Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një 58-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në bazë të inteligjencës policore dhe informacioneve të shkëmbyera me Interpol Tiranën, efektivët lokalizuan dhe ndaluan në fshatin Vermosh shtetasin Frederik Nacaj, banues në të njëjtin fshat, shkruan A2 CNN.
Nacaj ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Udines, Itali, pas dënimit të formës së prerë për dhunë në familje. (A2 Televizion)
