Policia italiane njofton se 20 persona kanë përfunduar pas hekurave, ndërsa dy të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Në kuadër të një operacioni policor, janë çmontuar 2 laboratorë për paketimin e dozave dhe një magazinë për uljen e barnave, ndërsa në total janë sekuestruar 111 kg lëndë narkotike dhe 453 mijë euro cash.
Ky është rezultati i operacionit 'Turn Over', i kryer nga karabinierët në provincat Varese, Milano, Lecco, Bergamo dhe Novara. Hetimet, që çuan në arrestimin e 20 shqiptarëve dhe dy italianëve, nisën në vitin 2016, kur një grindje e brendshme brenda botës së trafikut të drogës la dy viktima. Një nga viktimat ishte vëllai i një prej të arrestuarve të sotëm.
Duke u nisur nga ajo ngjarje e përgjakshme, hetuesit hodhën dritë mbi një rrjet tregtarësh droge, shumë prej të cilëve ishin të lidhur me njëri-tjetrin, aktivë në zonën e poshtme të Vareses dhe në brendësi të Milanos: një organizatë e mirëstrukturuar, e kompletuar me furnizim dhe transport. Nëse droga në fjalë do të kishte dalë në tregun e paligjshëm, do të sillte të ardhura mbi 3 milionë euro. (A2 Televizion)