U kapën “mat” duke vjedhur një biznes, arrestohen dy vëllezërit në Fier

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 16:49 | Kronikë
U kapën “mat” duke vjedhur një biznes, arrestohen dy
Foto ilustruese

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin një biznes. Në momentin e arrestimit atyre iu gjetën kaçavida si dhe një levë që shërbenin për thyerjen e derës së biznesit.

Arteus Muhaj dhe Besnik Muhaj rezultojnë me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, teksa policia po punon për zbardhjen e të tjera vjedhjeve, ku dy vëllezërit mund të jenë përfshirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

"U kapën në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një biznes, arrestohen 2 vëllezër (me precedentë të theksuar në këtë fushë). Sekuestrohen leva dhe kaçavida që do t’i shërbenin vjedhjes me thyerje.

Gjatë patrullimeve 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin madhor garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjjthshme të Komisatiatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen "Apollonia".

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht: A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos