Misteri i vrasjes së Sonilës në Itali, Prokuroria e Torinos: Mund të jetë shtyrë të kryejë vetëvrasje

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 14:13 | Kronikë

Misteri i vrasjes së Sonilës në Itali, Prokuroria e Torinos: Mund

Mediat italiane i janë rikthyer sërish rastit të vajzës shqiptare, Sonilës, e cila më 21 mars të vitit 2021, u gjet e varur në banesë, aty ku jetonte së bashku me partnerin e saj dhe djalin e vogël vetëm 2 vjeç. Ngjarja ndodhi në një apartament të vogël në Torino.

Fillimisht rasti u cilësua si vetëvrasje, por më pas prokuroria nisi ta hetonte më gjerë rastin pasi pati dyshimi, sepse sipas tyre, vajza ishte detyruar nga partneri i saj të prostituonte.

Në një operacion të fundit të policisë 3 persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerëve iu është dhënë urdhër që të largohen nga Italia. Ata akuzohen për krime të ndryshme, nga grabitjet e deri te prostitucioni. Për këtë rast janë nën hetim 16 persona, përfshirë edhe partnerin e 21-vjeçares së ndjerë, shkruan A2.

Sipas një shkrimit të gazetës italiane “La Stampa”, ka qenë partneri i saj që e ka gjetur trupin e pajetë. Ndërkohë, në dëshminë e parë ai tha para hetuesve se gruaja e tij ishte vetëvrarë teksa ai ishte në lokal. Megjithatë, gjithçka ndryshoi një muaj më pas, kur ai ndryshoi versionin e tij të ngjarjes duke thënë se Sonila ishte vrarë, pasi sipas tij, ndoshta dikush dyshonte si ajo mund të ishte spiune e policisë. Ai tha se nga shtëpia ishin zhdukur edhe 17 mijë euro, ndërsa celulari i vajzës nuk u gjet kurrë. Sipas hetuesve, bashkëshorti i Sonilës nuk është i besueshëm, por në të njëjtën kohë nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se ishte ai që e detyroi atë të kryente vetëvrasje, edhe nëse ai mbetet nën hetim për atë krim dhe për shfrytëzim prostitucioni.

Operacioni i policisë "Mariposa" çoi në shkatërrimin e rrjetit dhe nisi në maj të vitit 2022 nga një grabitje ndaj një prostitute shqiptare. Dy vëllezër dhe një prostitutë kishin grabitur dhe rrahur një grua tjetër që në sytë e tyre ishte fajtore se punonte në zonën e tyre. Kështu, hetimet zbuluan një sistem kriminal që përfshinte gra të reja të detyruara të prostitucionin në zonat periferike të qytetit si Barriera Nizza dhe Madonna di Campagna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos