Momentet e tmerrit, flet i plagosuri i atentatit ku u derdhën 80 plumba

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
20 Dhjetor 2024, 14:46 | Kronikë

Mbrëmjen e 18 dhjetorit, Armand Spahiu po bëhej gati të mbyllte punën me të cilën mban familjen, por fati i kishte rezervuar një të papritur që i rrezikoi jetën. Fati e deshi që të kalonte vetëm me një plagosje në këmbë.

Atenati ndaj Kevin Hajrullës mbrëmjen e 18 dhjetorit në Vlorë lëndoi edhe Armandin, i cili, si çdo mbrëmje pranë tezgës së fruta-perimeve, po përpiqej të kapte ndoshta klientët e fundit para se të mbyllte dyqanin ku është i punësuar.

A2 ka intervistuar në banesë 35-vjeçarin, pasi ka dalë nga spitali ku mori edhe mjekimin për plumbin që mori në këmbë. Ai tregon momentet e asaj ngjarje të rëndë, të cilën fillimisht e kishte perceptuar si hedhje fishekzjarresh.

Edhe familjarët e tij janë ende të tronditur nga ajo që ka ndodhur, por ngushëllohen nga fakti që të paktën kanë patur fatin me vete në këtë pasiguri, ku në ngjarje të ngjashme persona si Armandi që ishin në punë të tyre kanë mbetur viktima të atentateve kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos