Gjykata e Posaçme shqyrton sot kundërshtimin e bërë nga bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxe dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj për sekuestrimet e sendeve të tyre nga SPAK.
Më 6 dhjetor SPAK sekuestroi aparatin telefonik të Xoxes, si edhe disa materiale të tjera në ambientet e "Harabel" dhe ambiente në pronësi te Arbër Veliajt.
Ndërkohë, vendimet e kontrollit të këtyre ambienteve janë ankimuar prej tyre në Apelin e Posaçëm. (A2 Televizion)