Këto janë pamjet kur dje 44-vjeçari i dehur në Durrës përplas me makinë mjetin e patrullës së policisë që pas sinjalizimit të banorëve kishte shkuar ta ndalonte, shkruan A2CNN.
44-vjeçari nga Skrapari me banim në Durrës ishte problem në komunitet, pasi shpesh drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Pas testit të alkoolit rezultoi me 1.4 mg/l.
Rezart Abazaj u arrestua në flagrancë nga policia. Ai është personi i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, që ndodhi në të njëjtën zonë ku u regjistrua dhe tragjedia me dy fëmijë që humbën jetën dhe një u plagos.
(A2 Televizion)