
Amarild Xhamaqi, personi që qëlloi në ajër mbrëmjen e së dielës në zonën e “Ali Demit”, tregoi arsyen e veprimit të tij.
31-vjeçari ka deklaruar në polici se qëlloi me armë pasi ishte mërzitur se kishte humbur para në skedina, shkruan A2.
I riu qëlloi 4 herë në ajër dhe ishte në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin.
Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit.
Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)