Dhunoi protestuesin në Zvërnec, lihet në burg Gerald Biba

Nga Edi Ruçi
1 Qershor 2026, 09:53 | Kronikë

Dhunoi protestuesin në Zvërnec, lihet në burg Gerald Biba

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gerald Bibën, i cili akuzohet për dhunimin e një protestuesi gjatë protestës së zhvilluar pak ditë më parë në zonën e Zvërnecit.

Pas shqyrtimit të materialeve hetimore dhe dëgjimit të palëve, gjykata vendosi që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim deri në vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore, shkruan A2.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga banorë dhe aktivistë kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Zvërnecit, ku pati tensione mes protestuesve dhe personave të angazhuar për sigurinë e projektit.

Videoja e incidentit u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos