
Policia e Korçës ka arrestuar Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari në fshatin Moravë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.
I riu u plagos në pjesën e barkut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas identifikimit të autorit, policia organizoi kërkimet dhe arriti ta lokalizojë e arrestojë atë një ditë pas ngjarjes, shkruan A2.
Sipas burimeve, Firaj ishte në gjendje të dehur në momentin e kapjes dhe fillimisht u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, për t’u shoqëruar më pas në komisariat.
23-vjeçari ka deklaruar se i arrestuari i kishte borxh një shumë parash. Debati për kthimin e tyre ka degjeneruar në konflikt fizik, ku më pas është përdorur edhe thika. (A2 Televizion)