
Sipas burimeve të Policisë së Vlorës, mëngjesin e ditës së dielë, përfaqësues nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë qenë prezent në Vlorë.
BKH ka ushtruar kontrolle në Policinë e Vlorës, shkruan A2.
Siç mësohet, kontrollet kanë qenë të lidhura me ngjarjen e ndodhur në Zvërnec. BKH ka kontrolluar dosjet në lidhje me projektin e Zvërnecit, por edhe faktin se si është administruar ngjarja nga Policia e Qarkut.
Prej komisariatit të Vlorës janë marrë dosje të ndryshme dhe prova të cilat janë bërë pjesë e procesit hetimor.
Priten të dhëna në vijim. (A2 Televizion)