Ndërron jetë në spital këmbësori që u përplas nga makina në Korçë

Nga Artin Halili
24 Tetor 2024, 11:33 | Kronikë

Ndërron jetë në spital këmbësori që u përplas

Ka ndërruar jetë në spital këmbësori i cili u përplas nga një automjet në unazën e qytetit të Korçës. A2 CNN mëson se ka qenë vetë drejtuesi i automjetit ai i cili e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka dërguar të aksidentuarin në spital, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga oficerët e policisë ku ka dhënë sqarimet e duhura për ngjarjen.

Unaza e qytetit të Korçës është bërë shpesh bërë burim aksidentesh me vdekje. Kjo vjen për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe shpejtësisë tej normave të lejuara nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip "Peugeot", me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos