Zjarr në një pallat në Fier, policët shpëtojnë të moshuarin

Nga Çaku Tafa
23 Tetor 2024, 21:38 | Kronikë

Zjarr në një pallat në Fier, policët shpëtojnë

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme.

A2 CNN mëson se zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4-katësh.

Zjarr në një pallat në Fier, policët shpëtojnë

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos