Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “ 15 tetori” në Fier
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake , dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave , por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë , pasi banesa ndodhet në afërsi të tyre.
Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime. (A2 Televizion)