Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2026, 11:51 | Kronikë

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet

Policia ka arrestuar në Morinë një 34-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar: - Y. A., 34 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Wiesbaden, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman”, vijon njoftimi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos