
Një 35-vjeçar, banor i lagjes “1 Maji” në Fier, është dëmtuar gjatë punës në banesën e tij, teksa po krasiste degët e një peme.
Sipas burimeve paraprake të A2CNN nga vendi i ngjarjes, Andi Sako ka qenë duke punuar në një lartësi prej rreth 6 metrash, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.
Pas incidentit, familjarët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar me mjet privat drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.
Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta, ndërsa aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. (A2 Televizion)