Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33 vjeçar i cili qarkullonte në rrugët e qytetit bregdetar i armatosur me pistoletë.
Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit Andrea Bregasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Pas verifikimeve rezultoi se Andrea Bregasi ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)