“Mikrokreditë”, GJKKO detyron SPAK të vijojë hetimet ndaj guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko

Nga Armand Bajrami
10 Korrik 2024, 16:29 | Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë kallëzimin e bërë nga kreu i dhomës së përmbaruesve private Tedi Malaveci ndaj kreut të Bankës së Shqipërisë.

Më herët Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën e hetimeve për shkak se bëhet fjalë për një zyrtar të lartë si Guvernatori I bankës së Shqipërisë. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar pushimin e procedimit penal.

Për këtë Gjyqtarja Flora Hajredinaj, krahas shpalljes se pavlefshmërisë se kërkesës së prokurorisë së Tiranës urdhëroi Prokurorinë e Posaçme që të vijojë hetimet në lidhje me këtë kallëzim dhe më konkretisht prokuroren Dorina Bejko.

Guvernatori u kallëzua në vitin 2022 në Prokurorinë e Tiranës për “shpërdorim detyre” nga Dhoma e Përmbaruesve Privatë, si autor i krijimit të skemave të mashtrimit me mikrokredi. Kallëzimi, u hetua për dy vjet nga kjo prokurori dhe në fund u kërkua pushimi i çështjes.

Përmbaruesit kundërshtuan kërkesën për pushim duke renditur një numër pretendimesh për veprime që duheshin kryer nga ana e prokurorisë. Pas disa seancave, Gjykata e Tiranës vendosi që ta dërgojë çështjen për kompetencë dhe vlerësim në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos