Interpol Tiranë në bashkëpunim me homologët kroatë ka ekstraduar nga Zagrebi një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Në këtë mënyrë, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Agustin Lleshi, 51 vjeç, i lindur në Lezhë.
Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit. (A2 Televizion)