Ra nga lartësia në ambientet e aeroportit të Vlorës, humb jetën 38-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 16:51 | Kronikë

Ra nga lartësia në ambientet e aeroportit të Vlorës, humb

Policia e Vlorës ka njoftuar se në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos