“Në një dhomë futeshin 7-8 veta”, Shkëlqim Mustafa tregon tmerrin në komisariate: Flinin me turne!

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 21:07 | Kronikë

Avokati Shkëlqim Mustafa kujtoi kushtet e rënda të paraburgimit në komisariatet shqiptare vite më parë, duke i cilësuar ato jashtë çdo standardi njerëzor.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Mustafa tregoi se të paraburgosurit mbaheshin në ambiente shumë të vogla dhe të mbipopulluara, ku shpesh detyroheshin të flinin me turne.

Deri para 15-20 vjetësh ishte paraburgimi nëpër komisariate që ishte një tmerr jashtë çdo lloj llogjike njerëzore. Flasim në një dhomë 2-3, kishte që flinin me turne. Mund të ishin 7-8 veta dhe gjysma rrinin në këmbë, gjysma flinin. Derisa merrte formë të prerë vendimi i Apelit”, u shpreh ai.

Sipas avokatit, situata nisi të ndryshonte pas investimeve të kryera në sistemin penitenciar gjatë viteve të fundit, kryesisht me mbështetje europiane.

Gradualisht u bënë disa burgje, u hoqën nëpër komisariate, u vendosën në burgje sot. Nga 2003 e këtej kanë qenë investime europiane, Rrogozhina, Reçi, Peqini, Drenova, Fieri. Reçi është i mirë në krahasim me të tjerët, nga kushtet. Si infrastrukturë është keq 302 dhe 313. Ka qenë burgu i grave para se të prishej, si ato filmat indian!”, deklaroi Mustafa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos