Ngjarje e rëndë në Vlorë, 2-vjeçari humb jetën pasi bie nga ballkoni i banesës

Nga Edi Ruçi
12 Prill 2026, 18:50 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 2-vjeçari humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Vlorë.

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij, duke humbur jetën, shkruan A2.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos