Tirana mposht Egnatian dhe merr fitoren e rëndësishme për mbijetesën

Nga A2 CNN
12 Prill 2026, 18:18 | Futboll

Tirana mposht Egnatian dhe merr fitoren e rëndësishme për

Tirana ka mundur 3-1 Egnatian në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke lënë përkohësisht dy vendet e fundit të klasifikimit.

Goli i parë u akordua me VAR për bardheblutë, ndërsa ishte Tabeku që dërgoi topin në rrjetë, shkruan A2.

Egnatia barazoi në pjesën e dytë me Buriç, megjithatë Tirana reagoi menjëherë me dy gola. Fillimisht Xhixha me penallti dhe më pas Halili ishin ata që vulosën rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj humbjeje, Egnatia mbetet 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese, që duhet të luajë takimin e saj me Teutën për javën 31.

Ndërkohë, Tirana kap zonën “play out”, por me të njëjtat pikë të Vorës që është jashtë zonës së ftohtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos