Aksident në aksin Korçë-Bilisht, tri automjete të përfshira, plagoset efektivi i policisë

Nga Artin Halili
11 Prill 2026, 20:26 | Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, tri automjete të

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në dishezën e fshatit Belorta. 

Sipas ekspertëve mendohet që aksidenti ka ardhur si pasojë e një lëvizje të gabuar nga ana e njërit prej drejtuesëve të mjeteve me targa të huaja duke u goditur kokë më kokë me një mjet fuoristradë dhe më pas në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë i cili ka marrë goditje të konsiderushme nga pas.

Si pasojë e aksidentit mbeti një i lënduar, i cili rezulton të jetë efektiv policie pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Efektivi ka qenë i veshur me uniformë dhe po shkonte të merrte turnin.

I lënduari ka marrë dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Burimet nga "bluzat e bardha" bëjnë me dije se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Duhet theksuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, një pjesë të konsiderueshme të këtij aksi ka mungesë sinjalistike, ndirçimi si dhe ka shumë zona cilat cilësohen si njolla të zeza (kryqëzime), ku shpesh kanë ndodhur edhe aksidente me pasoja të rënda për jetën.

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, tri automjete të

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos