Vedat Muriqi i pandalshëm! Thyen rekordin e Samuel Eto'o dhe i "shpall luftë" francezit Mbappe

Nga A2 CNN
12 Prill 2026, 18:37 | Futboll

Vedat Muriqi i pandalshëm! Thyen rekordin e Samuel Eto'o dhe i

Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorca duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për këtë skuadër.

Me dy golat e realizuar në fitoren 3-0 ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Mallorca, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili mbante këtë rekord.

Gjithashtu, me dy golat e së dielës sulmuesi i Kosovës është futur fuqishëm edhe në garën për “Këpucën e Artë” në La Liga, duke numëruar tashmë 21 gola këtë sezon, vetëm dy gola më pak se kryesuesi Kylian Mbappe (Real Madrid), shkruan A2.

Pas fitores ndaj ekipit të Ivan Balliut, Mallorca ui ngjit në vendin e 15-të në tabelë me 34 pikë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës në elitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos