Njollë e zezë për aksidente, banorët e Bërdicës kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve

Nga Senad Nikshiqi
19 Mars 2025, 11:02 | Kronikë

Banorët e Bërdicës në Shkodër kanë përjetuar momente tmerri nga aksidenti tragjik i një dite më parë ku humbi jetën 25-vjeçari Xhevahir Maksuti. Viktima po vinte nga Velipoja në drejtim të Bërdicës me motorr kur përplas me një automjet dhe ndërroi jetë.

Pas këtij aksidenti të rëndë por edhe disa aksidenteve të tjera tek Harku i Bërdicës, banorët kërkojnë nga institucionet përkatëse që të vendosen kufizues shpejtësie në atë vend sepse çdo ditë automjetet lëvizin me shpejtësi shumë të madhe duke rrezikuar jetën e tyre në atë zonë e cila është e mbushur me banesa dhe biznese të ndryshme.

Vetëm në dy ditë e fundit tek Harku i Bërdicës në Shkodër janë shënuar dy aksidente të rënda, njëri me pasojë fatale ku humbi jetën 25 vjeçari Xhevahir Maksuti.

Përgjatë një viti numri i aksidenteve rrugore në këtë zonë e cila futet tek segmentet si njollë e zezë për policinë vendore të Shkodrës është i lartë, me mbi 40 përplasje automjetesh duke rrezikuar kështu ndjeshëm jetën e banorëve aty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos