Akuzohet për grabitje, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 10:35 | Kronikë

Akuzohet për grabitje, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari nga

Një 51-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje.

“I akuzuar nga autoritetet maqedonase, për grabitje, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.  

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të pkk Muriqan dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:  

N. A., 51 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”. 

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos