Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, pezullohen përgjegjësi dhe dy inspektorë të IMT

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2026, 09:42 | Kronikë

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, pezullohen përgjegjësi

Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT),  pasi nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm.

Nga hetimet rezultoi e provuar se në rrugën "Valentina Pistoli", në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G. Inspektoret e terrenit për këtë zonë, ku u ndërtua banesa pa leje janë shtetasit E. M., Sh.G. si dhe përgjegjësi i sektorit, shtetasi V.Sh. Nga hetimet, rezultoi se këta persona nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishim të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe nuk e informuan Kryeinspektorin se duhej të vendosej masë administrative, gjobë, të merrej vendim për prishje të këtij ndërtimi dhe më pas të depozitohej kallëzim penal në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shkruan A2.

Nga hetimet rezultoi se ndërtimi i paligjshëm ka filluar të kryhet nga data 01.11.2021 dhe ka përfunduar në datë 19.04.2025 kur ndërkohë në datë 02.04.2025, u ushtrua kontroll nga punonjësit e IMT-së duke konsumuar në këtë mënyrë elementet e veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer në bashkëpunim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos