Era e fortë rrëzon kamionin në pranë Kapshticës

Nga Artin Halili
11 Shkurt 2026, 19:24 | Kronikë

Era e fortë rrëzon kamionin në pranë Kapshticës

Era e fortë rrëzon kamionin dhe përplaset me një tjetër mjet që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Korçës. Për fatin e mirë nuk ka të dëmtuar nga ky aksident i ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës.

Sipas policisë, mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Kapshticës vetëm pak kilometra pak fshatit Belorta në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, era e fortë ka rrëzuar kamionin duke rrezikuar jetën e drejtuesit të një mjeti të vogël që po udhëtonte nga Kapshtica në drejtim të Korçës, shkruan A2 CNN.

Megjithëse aksidenti ka qenë i frikshëm, të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Përmbysja e mjetit ka bllokuar për më shumë se 40 minuta qarkullimin të dyja anët e rrugës nacionale Korçë - Kapshticë, aks i cili tani i është rikthyer normalitetit të lëvizjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos