Nxiti të miturat që të konsumonin drogë, jepet vendimi për 40-vjeçarin

Nga Edi Ruçi
27 Mars 2025, 14:29 | Kronikë

Nxiti të miturat që të konsumonin drogë, jepet vendimi

Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Rinald Rakipaj, i arrestuar dy ditë më parë.

40-vjeçari akuzohet për veprën penale “nxitja për përdorimin e drogës”. Ngjarja është regjistruar në datë 22 mars, shkruan A2.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrest në burg, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj, i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë, duke caktuar arrest në burg.

Referuar ngjarjes, 40-vjeçari dyshohet se bashkë edhe me një tjetër shtetas për të cilin ka nisur procedimi penal, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeç, të konsumojnë lëndë narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos