
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë–Fushë Krujë.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, shkruan A2 CNN.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)
