“Fshehu dënimet nga drejtësia greke”, Dumani e konfirmon: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 18:59 | Kronikë

“Fshehu dënimet nga drejtësia greke”, Dumani e konfirmon:

Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK, pas akuzave të opozitës se ajo ka fshehur dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke.

Lajmin e konfirmoi vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, teksa po raportonte në Kuvend ditën e sotme, shkruan A2 CNN.

Por nga ana tjetër, Dumani tha se duke qenë se çështja është nën hetim, nuk do të jepte spjegime të mëtejshme.

“Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim, është në vlerësimin e prokurorit të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej nëse ka, të ngerjë akuzë ndaj persionit të kallëzuar. Sa kohë është çështje në hetim nuk po japim spjegim”, tha mes të tjerash Dumani në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos