"Pse Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK?"- Dumani i përgjigjet Boçit në Kuvend, Berisha ndërhyn nga vendi

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 17:41 | Kronikë

"Pse Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK?"-

Ditën e sotme, kreu i SPAK ka raportuar në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së Dumanit teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, ka ndërhyrë ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan A2 CNN.

Kryedemokrati Berisha u ngrit nga vendi duke kërkuar që Dumani të lexojë pyetjet një për një në mënyrë që t’u përgjigjjet më pas atyre.

Nga ana tjetër, reagimit të Berishës i është përgjigjur kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ka kërkuar vijimin e seancës normalisht.

Më pas Dumani lexoi pyetjet e deputetit demokrat Luçiano Boçi, mes të cilave ai e pyet se përse kryeministri Edi Rama nuk është marrë nën hetim nga SPAK.

“Pse Edi Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK?”, ishte një prej pyetjeve të Boçit drejtuar Dumanit.

Nga ana tjetër, Dumani iu përgjigj se asnjë emër nuk është i paprekshëm, përcjell A2 CNN.

"Për SPAK nuk ka të paprekshëm. Në çdo procedim penal hetohet në drejtim të veprës dhe më pas të autorit. SPAK kryen hetim të gjithanshëm. Për prokurorët e posaçëm nuk kanë rendësi emrat por provat", tha mes të tjerash Dumani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos