Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, arrestohet tjetër polic, në kërkim oficer policie

Nga A2 CNN
25 Maj 2026, 22:37 | Kronikë

Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, arrestohet

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i zhvilluar në Sarandë për ndërtimet pa leje dhe shpërdorimin e detyrës, ku autoritetet kanë zgjeruar listën e personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie.

Burime për gazetarin e A2CNN, Edi Ruçi bëjnë me dije se masë sigurie është caktuar edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu. Në listën e personave nën hetim përfshihet edhe biznesmeni Alqi Papa, i lidhur me objektin “Oaz”, si dhe oficeri i policisë Irakli Kociu, i cili aktualisht është në kërkim.

Ndërkohë, është arrestuar specialisti i policisë në Ksamil, Kristofor Shkrepa, ndërsa për efektivin tjetër të Komisariatit të Sarandës, Kastriot Satka, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Masë sigurie është vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, në lidhje me një objekt për të cilin më herët u arrestuan katër efektivë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i Policisë së Sarandës.

Po ashtu, nën masë sigurie është vendosur edhe ndërtuesi Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

Operacioni lidhet me hetimet e nisura pas arrestimeve të mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës, ndërsa autoritetet po vijojnë kontrollet dhe ekzekutimin e masave të tjera të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos