“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arreste për policë, zyrtarë e biznesmenë

Nga Edi Ruçi
25 Maj 2026, 22:32 | Kronikë

“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra

Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Sarandës është zhvilluar këtë të hënë, ku janë firmosur dhjetëra urdhër-arreste ndaj punonjësve të Komisariatit të Sarandës, zyrtarëve vendorë, si edhe personave të lidhur me sektorin e ndërtimit dhe biznesit.

Sipas burimeve paraprake, hetimet lidhen me dyshime për shkelje të ndryshme penale që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit, shkruan A2CNN. 

Operacioni po zbatohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës dhe po shtrihet në disa zona njëkohësisht.

Deri në këto momente raportohet se janë vënë në pranga dy persona, një efektiv policie dhe një biznesmen, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos