Aksident i rëndë në Vaqarr, përplasen dy automjete

Nga Igli Çelmeta
25 Maj 2026, 19:30 | Kronikë

Aksident i rëndë në Vaqarr, përplasen dy automjete

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Vaqarrit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

A2 CNN raportoi fillimisht se si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, por aktualisht ka shkuar në 4 numri të plagosurve nga aksidenti.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital.

Forcat të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos