Pas 3 orë e 45 minutash Karçanaj del nga SPAK

Nga A2 CNN
25 Maj 2026, 18:57 | Kronikë

Pas 3 orë e 45 minutash Karçanaj del nga SPAK

Pas gati 3 orë e 45 minutash, ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Karçanaj është parë duke dalë në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.

Karçanaj po hetohet për skandalin tek AKSHI, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën “detyrim paraqitje”, ku SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos