Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë në ecje paraditen e sotme pranë tunelit të Skërficës. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në motor. Mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. A2 CNN ka sguruar pamjet e autobusit, ku shihet se ai është shkrumbuar totalisht.
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)