Gjatë vitit 2024 krimet seksuale në Shqipëri kanë shënuar një rritje me gati 30% në krahasim me vitin paraardhës.
Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme mbi kriminalitetin në vend, i dorëzuar në Kuvend, evidenton 161 hetimet në total, që kanë dërguar 85 persona si të pandehur në sallën e gjyqit.
Veprat karakteristike të kësaj natyre krimi janë vërejtur “marrëdhëniet sekuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “ngacmimi seksual” dhe mes të pandehurve është një vajzë, si edhe një i huaj.
Referuar raportit, vepra penale më e ndeshur gjatë vitit të shkuar ishte “vjedhja e pasurisë”, që përbënte 62% të hetimeve penale në prokuroritë e zakonshme në vend. Veprat penale në fushën e narkotikëve zinin 10% të totalit, ndërsa vepra më pak e hasur ishte “falsifikimi i monedhav edhe letrave me vlerë”, në më pak se 1%.
Ndërkohë, në 5 veprat më të ndeshura ishin krimet kibernetike. Përgjimet elektronike, si metoda speciale të hetimit, janë përdorur në 405 hetime. Sipas raportit vjetor, në total gjatë vitit të kaluar janë përgjuar 2361 telefona celularë me qëllim hetimet për krimet kundër personit, lëndëve narkotike, vjedhjet, apo mashtrimet.
Qytetet me koefiçentin më të lartë të kriminalitetit e ka Saranda, ndërsa më të ulëtin e ka Berati. Në raport konstatohet se gjatë vitit 2024 është rritur numri i kallëzimeve të bëra nga nëpunësit publikë, është ulur numri i kallëzimeve nga shtetasit, ndërsa personeli mjekësor rezulton të ketë bërë zero kallëzime. Referuar të dhënave social-demografike më të përfshirët në krim i përkasin gjinisë mashkullore, që jetojnë në qytet dhe që kanë arsim deri në 9-vjeçar ose të mesëm. (A2 Televizion)