All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrasja e Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit në Itali kërkon dënimin me vdekje për feminicidin dhe pedofilinë

Nga A2 CNN
5 Prill 2025, 09:38 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Vrasja e Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit në Itali kërkon

Dënim me vdekje për krimet e feminicidit dhe pedofilisë ka kërkuar Stefano Bandecchi, kryebashkiak i Ternit dhe sekretar i Alternative Popular, pas vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula. Përmes një video të postuar në faqen e tij në Instagram, ai i bën thirrje politikës dhe institucioneve përgjegjëse që të rikthejë dënimin me vdekje në Itali për këto dy krime.

All - Paragraf - 3

“Kemi arritur në momentin që çdo ditë vritet një grua. Ai ka vrarë një grua me thikë e mbylli në valixhe, pastaj është penduar dhe ka rrëfyer. Është e papranueshme. I kërkoj politikës, shtetit italian që të rikthejë dënimin me vdekje në Itali për dy krime; feminicidin dhe pedofolinë. Më vjen keq por dënimi me vdekje është e vetmja zgjidhje”, thotë ndër të tjera në video kryebashkiaku i Ternit.

Ndërhyrja e Bandecchit vjen pas vrasjes së Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare nga Terni dhe me origjinë shqiptare, e cila u godit me thikë për vdekje dhe më pas u mbyll në një valixhe nga ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari Mark Samson.

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos