Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjeorgji ka ekstraduar në vendin tonë një shtetas turk, i kërkuar për trafik të qenieve njerëzore.
I ekstraduari Y. H. akuzohet nga GjKKO-ja, se gjatë periudhës 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ilegalisht transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf.
Sipas A2, në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)